Sigurime për Biznes
Sigurime për Biznes
Sigurime Individuale
Sigurime Individuale
Sigurime Individuale
Sigurimi i Automjeteve
Sigurimi i Automjeteve
Sigurimi i Pronës
Sigurimi i Pronës
Sigurimi Shëndetësor
Sigurimi Shëndetësor
Sigurimi Shëndetësor

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Prisig është themeluar dhe regjistruar në Tetor të vitit 2014, ku me punën dhe përpjekjet e vazhdueshme nga menaxhmenti i saj e ka arritur qëllimin duke u licencuar si Kompani e  Sigurimeve jo-jetë nga Banka Qendrore e Kosovës.

Kompania e Sigurimeve PRISIG është  kompani e re, e themeluar me seli qëndrore në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Me kapital vendor nga aksionar që i përkasin familjes me famë të bizneseve shumë të suksesshme në Kosovë. Suksesi i tyre përfshin  lloje të ndryshme të industrive duke filluar nga arsimi deri në investimet në pronë.


PRISIG është e fokusuar intensivisht në shërbim të konsumatorëve dhe e tëra e bazuar në njohuritë dhe përvojën e fituar ndër vite, brenda tregut të sigurimeve në Kosovë dhe mbarë saj. Ekipi Menaxhues i PRISIG përbëhet nga persona  profesional të cilët u kanë shërbyer klientëve për 15 vite dhe me përvojë të bujshme në tregun e sigurimeve si dhe të aftë në identifikimin e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.  Iniciativa kryesore për krijimin e kompanisë së re të sigurimeve PRISIG është bazuar në vlerësimin e tregut të bërë gjatë përvojës  profesionale.


Idea fillestare ishte për të krijuar një kompani nga ekspertët e fushës së sigurimeve e cila është kurorëzuar me sukses duke  bashkuar forcat me aksionerët e vet të cilët gjatë këtyre 12 viteve të pas luftës në Kosovë kanë korrur suksese të një pas njëshme në fushëveprimtaritë e tyre biznesore.

 

Regjistrohu për Info
Na kontaktoni