Sigurime për Biznes
Sigurime Individuale
Sigurime Individuale
Sigurimi i Automjeteve
Sigurimi i Automjeteve
Sigurimi i Pronës
Sigurimi i Pronës
Sigurimi Shëndetësor
Sigurimi Shëndetësor
Sigurimi Shëndetësor

Rreth Nesh

Menaxhmenti

Besarb BLAKAJDrejtor i Përgjithshëm - CEO

Drejtor i përgjithshëm - CEO

Studimet Postdiplomike MBA në Technische Universität Vienë, diplomuar BA i Sigurimeve, diplomuar me titullin Dip.  CII nga Chartered Insurance Institute dhe trajnime profesionale në Malta International Training Center MITC. Me përvojë  pune mbi 14 vjet në industrinë e sigurimeve, gjatë së cilës kohë ka udhëhequr projektin e transformimit të menaxhimit nga stafi ndërkombëtar në atë lokal në kompaninë e Sigurimeve Siguria (2001-2003). Gjithashtu ka drejtuar Departamentin e Marrjes në Sigurim dhe Departamentin e Shitjes si Drejtor Ekzekutiv i Shitjes në Kompaninë e Sigurimeve Dukagjini (2003-2008). Më 2004 Besarb Blakaj si një nga themeluesit, ka qenë anëtar i Bordit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham Kosova), si dhe në 2007 ishte anëtar i Institutit të Sigurimeve Chartered Insurance Institute, Londër. Besarb Blakaj  mbajti postin e partnerit udhëheqës në kompaninë Global LTD (2008-2015). Besarbi njëherit  është edhe anëtar i Bordit të AGC Faktor LLC – Institucion Financiar jo Bankar, institucion i koncentruar në sektorin “supply chain finance” - Faktoring. Aktualisht Besarb Blakaj mban titullin Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë më të re të Sigurimeve PRISIG Sh.A  


Hysen AJVAZIZv. Drejtor/ Deputy CEO

Zëvendës  Drejtor 

Ekonomist i Diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Me përvojë pune mbi 12 vjet në industrinë e sigurimeve. Ai u bashkua me kompaninë e sigurimeve Kosova e Re në 2002 si Zëvendës Drejtor dhe ka ndërtuar karrierën e tij të suksesshme të sigurimit në këtë kompani, derisa i bashkuan forcat në 2008 me Besarb Blakaj në krijimin e kompanisë GLOBAL Ltd, ku ai mbajti postin e partnerit udhëheqës. Gjatë viteve të punës së tij në kompaninë e Sigurimeve  Kosova e Re duke qenë më e madhja në rrjet ai kishte mundësi për të zhvilluar, udhëhequr dhe trajnuar shumë agjentë dhe të shpërndajë në treg produktet e para të sigurimeve jo të Detyrueshme. 


Blerim AZEMIDrejtor i Departamentit Financiar - CFO


Drejtor Financiar 
Ekonomist i Diplomuar - Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës.
Teknik Kontabiliteti i certifikuar nga ShKÇAK-SCAAK- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Certifikatat nga ECDL, AUK - Universiteti Amerikan në Kosovë, BPC, IDEA.
Është njëri prej themeluesve dhe anëtar i Bordit të Institutit AAB, shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit.
Që nga viti 2004 ka punuar me financa dhe kontabilitet, ndërsa nga viti 2007, Blerim Azemi ka themeluar kompaninë e tij “Accounting House - Shpija e Kontabilitetit”, duke ofruar  shërbime financiare, kontabiliteti, shërbime të taksave, planeve të biznesit etj. Bashkëvepron me korporatat më të mëdha dhe me mbi 100 klientë brenda Republikës së Kosovës dhe jashtë vendit.
Falë aftësisë së tij profesionale Blerimi u emërua si Drejtor Financiar i më shumë se 3 kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare të pranishme në Kosovë. 
Gjithashtu ka udhëhequr ekipe profesionale që kanë kaluar me sukses proceset e akreditimit dhe licencimit.
Aktualisht Blerimi mban pozitën e Drejtorit Financiar në kompaninë më të re të licencuar të sigurimeve PRISIG sh.a.

Sami REXHADrejtor i Departamentit Ligjor, dhe UD i Drejtorit ne Departamentin e Dëmeve

Drejtor i Departamentit Ligjor

Jurist i diplomuar, Master në të drejtën Financiare si dhe provimi i Judikaturës.

Me mbi 11 vite përvoj pune në sektorin financiar. (2004) filloi punën në Pro Credit Bank si zyrëtar për kartela bankare dhe  në të njejtin vitë emërohet udhëheqës i Departamentit të Administratës në QUIPU (pjesë e ProCreditBank) ku kreu detyra të ndryshme si : përfaqësimin e kompanisë në institucionet tjera shteterore, negocimin e kontratave biznesore, hartimin e raporteve të ndryshme për Doganat e Kosovës në lidhje me procedurat importuese të kartelave Bankare.  

Më 2006 u emërua si udhëheqës i departamentit  të kartelave si dhe menaxher i riskut në QUIPU, ku rolii tij parësorë ishte  mbikqyrja e auditimit dy herë në vitë nga VISA dhe MASTERCARD dhe njëherit ishte  kontakt person i rrjetit të ProCreditBank-ve si dhe disa Bankave të tjera vendore në lidhje me personalizimin dhe transportimin e karelave bankare, po ashtu ishte përfaqësues i autorizuar i kompanisë në raste gjyqësore dhe në raste të tjera, ishte edhe hartues i kontratave biznesore për klientët e rinjë, raportues për Bordin e drejtorëve për qështje ligjore, etj


Sead KRASNIQIDrejtor i Departamentit të IT-së Head of IT Department

Drejtor i Departamentit të IT-së

Studimet Universitare i përfundoi ne Universitetin e Prishtinës, Drejtimi Teknologji dhe Informatikë. Gjithashtu ka ndjekur trajnime dhe  certifikime ndërkombëtare, ku edhe u certifikua  nga Microsoft në: Microsoft Certified Technology Specialist (MCTS), Microsoft Certified Sloutions Associate (MCSA) Microsoft Certified proessional (MCP) Microsoft Certified technology Specialist (MCTS) Microsoft Certified Solutions Expert etj. si dhe Cisco ne CCNA( Routing and Switching),CompTIA, ECDL, IBM, Symantec. Me përvojë pune gati 10 vjeçare në fushën e IT-së. Gjatë së cilës 7 vite punoi ne Kompaninë Cacttus Sh.A ku morri pjesë dhe udhëhoqi shumë projekte me rëndësi të madhe ne Fushën e IT-së, ku ndër to mund të përmenden Projektet si: Vala 3G dhe 4G, Projekte në Unionin Europian, USAID dhe shumë projekte  tjera në Institucione Qeveritare, Financiare etj.