Sigurimi i Automjeteve

Produktet

Kasko

KASKO – Sigurimi i automjetit tuaj në PRISIG  mbulon shumë më tepër se vetëm goditjet. PRISIG ju ofron sigurimin KASKO për automjetin tuaj me benefite dhe karakteristika të cilat ju bëjnë të ndiheni të mbrojtur më mirë

Ka raste kur akte të caktuara të natyrës mund të ndodhin të tilla si një stuhi breshëri, ose bie një pemë që mund të shkaktojnë dëme në automjetin tuaj dhe kjo do të kushtojë shumë para.  

 

Siguro mbulim për humbje apo dëmtim të mjetit motorik të shkaktuar nga rreziqet si:

Dëmtimet aksidentale; thyerja e xhamave; zjarri,rrufeja, eksplozioni; katastrofat natyrore; vjedhja, tentative për vjedhje, vjedhje me dhunë; dëmtimi në parkim (pa autor); dëmtimi nga aktet keqdashëse dhe terroriste; sigurimi I mjetit motorrik jasht vendit; sigurimi për automjetet në dispozicion gjatë kohës të riparimit të mjetit motorrik të siguruar; sigurimi me transport me karroatrec.